Dubai dhe Abu Dhabi me guidë
Dita e Parë
- Paraqitja në Check in dy orë para nisjes.
- Fluturimi direkt Tiranë - Dubai (FLY DUBAI)
- Nisja nga Tirana në orën 13:05.
- Mbërritja në Dubai në orën 21:15.
- Transferta me autobus nga Aeroporti në Hotel.
- Sistemimi dhe fjetje në hotel.
Dita e Dytë
- Mëngjesi në Hotel.
- Shëtitje panoramike në Dubai ku vizitohen: Pallati e Sheikut të Dubait Mohammed Al-Maktum, lagjia me e vjetër në Dubai, Al Bastakiya, Hoteli me 7 yje Burj Al Arab, Qendra Madinat Jumeirah, Palma e Jumeiras, Sheikh Zayed Road, Qendra Mall of Emirates, ku mund të bëni ski në dëborë artificiale.
- Më pas i drejtohemi lagjes më luksoze të qytetit në Dubai Marina ku ndodhet klubi i yahteve të Dubait.
- Në fund, tek Kompleksi Downtown Dubai i cili përfshin: Kullën më të lartë në Botë Burj Khalifa, Qendra tregtare më madhe në botë Dubai Mall si dhe një nga shfaqjet më të bukura në qytetit Shatërvani Kërcimtar.
- Opsionale: Xhiro në perëndim, rreth 2 orë me pije jo alkolike me Anije Catamaran në lagjen më luksoze të Dubait - Dubai Marina. Zona me përqendrimin më të madh te qiellgërvishtëseve në Dubai. Me piknisje në Klubin e yahteve superluksoz të qytetit kjo xhiro ofron mundësinë të magjepseni nga deti me pamjet e Dubai Marinës dhe një pjesë të ishullit artificial Palm Jumeirah.
- Opsionale: Darkë me pamje nga shfaqja më e bukur në qytet - Shatërvani Kërcimtar në Downtown Dubai. 4 Set menu + 1 pije te përfshirë (ujë ose pije freskuese) bashkë me transfertën nga Hoteli.
Dita e Tretë
- Mëngjesi në Hotel.
- Opsionale: Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë - Burj Khalifa.
- Opsionale: Mbasdite, nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretëtirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me foristradë. Mundësi për të bërë një foto me gamile dhe me kostumet tradicionale Arabe. Përfshirë në çmim: Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
- Kthimi dhe Fjetja në Hotel.
Dita e Katërt
- Mëngjesi në Hotel.
- Vizitë në Abu Dhabi me autobus.
- Vizitë panoramike e të gjitha pikave interesante të qytetit, si Xhamia e Sheikut Zayed, Poli Flamurit, Fshati Heritage, Ishulli Yas (me pistën e Garave Formula 1, Parku Ferrari,etj). Transferimi në Dubai.
- Opsionale: Biletë hyrje për tek Dubai Frame. Eksperienca në këtë kompleks fillon me informimin mbi historinë e qytetit, të tashmes së tij duke pasur një panoramikë të pjesës së re dhe të vjeter të Dubait dhe mbaron me të ardhmen e qytetit-mrekulli.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Pestë
- Mëngjesi në Hotel.
- Transferta në Aeroportin e Dubait.
- Fluturimi direkt Dubai - Tiranë .
- Nisja nga Dubai në orën 09:00
- Mbërritja ne Tirane 12:05.
Programi mund te kete levizje te rendit te vizitave te atraksioneve por gjithsesi cdo gje e permendur me larte ne pershkrim do vizitohet.
Shenim: Udhëtimi është me FlyDubai.
Në pagesë përfshihen:
- Bileta e avionit vajtje - ardhje.
- Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
- Akomodimi në Hotel në Dubai
- Mëngjeset në Hotel
- Shëtitjet me Autobus sipas Programit
- Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit
- Guida vendase në disa Shëtitje
Shenim:
Përfshihen:
- Një Bagazh 7 kg (55 x 40 x 23 cm)
- Një Bagazh 20kg
OPSIONALE
- Shtesë për Vizë Hyrje 109€ (nëse nevojitet)
- Xhiro me Anije Catamaran në Dubai Marina me transfertë 42€
- Darke 4 Set menu + 1 pije me Pamje nga Shfaqja me Shatervani 60€
- Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa me transfertë 68€
- Biletë hyrje tek Dubai Frame me transfertë 47€
- Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë me transfertë 60€
KUJDES
- Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
- 1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
- 2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.
Hoteli ku bëhet akomodimi në Dubai është:
ECOS Dubai Hotel www.hmhhotelgroup.com/en/brand/ecos-hotels