Paris dhe Disneyland me guidë
Dita e Parë
- Fluturimi direkt Tiranë - Paris.
- Nisja në orën 06:55.
- Mbërritja në Paris në 09:50.
- Vizitë Panoramike e Qytetit, Galeritë Lafajet, Kopshti i Luksemburgut, Opera Garnier, Champs - Elysees, Kopshti i Panteonit.
- Pasdreke vizitë në lagjen Moderne të Parisit, La Defense.
- Transferimi për në Hotel.
- Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.
Dita e Dytë
- Mëngjesi në Hotel.
- Nisja në drejtim të Kullës Eiffel.
- Vizitë në Kullën Eiffel në katin e dytë, Shëtitja me anije në Lumin Seine.
- Vizitë panoramike e Parisit ku do të shikohen: Harku i Triumfit, Place de la Concorde, Assemblee Nationale, Pallati i Invalideve, Varri i Napoleonit.
- Vizitë në Muzeun e Luvrit.
- Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Tretë
- Mëngjesi në Hotel.
- Nisja në Drejtim të Parkut të madh të Disneyland, ku vizitohen të dy parqet.
- E gjithë dita i përkushtohet Parkut te madh te Disneyland Paris.
- Kthimi dhe akomodimi në hotel.
Dita e Katërt
- Mëngjesi në Hotel.
- Nisja për në Aeroport.
- Fluturimi direkt Paris - Tiranë.
- Nisja në orën 10:05.
- Mbërritja në Tiranë në orën 12:40.
Në pagesë përfshihen:
- Bileta e avionit vajtje - ardhje.
- Akomodimi në Hotel.
- Mëngjeset.
- Transfertat dhe të gjitha shëtitjet me autobus sipas programit.
- Shoqërues dhe guidë shqiptare
- Hyrja në Parkun Disneyland.
- Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes - Mbi këto përmasa dhe Bagazh për check in ka shpenzime ekstra.)
Në pagesë nuk përfshihen:
- Gjithçka që nuk është përmendur në këtë Program
- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume
- Taksa e qytetit
KUJDES
- Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Europë duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 3 muaj duke filluar nga dita e parë e hyrjes në shtetin e huaj.
- Agjencia nuk mban asnjë përgjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme.
- Oraret e nisjes dhe mbërritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
- Në Program janë parashikuar në detaje udhëtimet dhe ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
- Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër.
OPSIONALE
- Bileta për Hyrje në Louvre kushton €25 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 15 euro)
- Lundrimi në Lumin Seine kushton €18 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 10 euro)
- Ngjitja në Kullën Eiffel , kati i dytë me ashensor €28 (fëmija deri në 11 vjeç paguan 18 euro)
Shenim: Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit. Dita e hyrjes në atraksione mund të variojë ne varësi të disponueshmërisë!